Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË/SARAJEVË


Rreth 3.300 trupa nga nëntë vende anëtare dhe partnere të NATO-s filluan sotë në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë stërvitjet e përvjetëshme 10 ditore me emrin e koduar “Përgjigja Dinamike”.
Zëdhënësi i KFOR-it, Antoni Adams, tha më herët për programin tonë se stërvitja ka për qëllim “të sigurojë ambient të qetë dhe kufinjtë e Kosovës”. Ai përjashtoi mundësinë që stërvitjet të jenë të ndërlidhura me zgjedhjet në Maqedoni.
Në Sarajevë, zëdhënësi i SFOR-it, Forcës Stabilizuese të udhëhequr nga NATO, tha se një nga qëllimet e stërvitjeve është dërgimimi i mesazhit të qartë për vendosmërinë dhe zotimet e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare për ruajtjen e paqës dhe stabilitetetit në Ballkan.
XS
SM
MD
LG