Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti, George Bush ka përsëritur pikëpamjet e tij se Kombet e Bashkuara do të bëhen irelevante nëse dështojnë të përforcojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit që do të obligojnë Bagdadin të lejojë inspektorët për armatimin e OKB-së të hyjnë në ate vend.
Bush tha se do ti japë Kombeve të Bashkuara edhe një shansë që të dëshmojnë relevancën e tyre, por ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin aksion nëse nuk ndërmarrin Kombet e Bashkuara.
“Kjo është një shansë për Kombet e Bashkuara që të dëshmojnë se kanë pak kurriz dhe vendosmëri derisa po ndeshemi me sprovat e njëmendëta të shekullit 21”, deklaroi presidenti George Bush.
Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni, i cili ka takuar presidentin Bush në Camp David tha se beson se kundër Irakut mund të ndërmerret aksion nga fillimi i vitit të ardhëshëm nëse Bagdadi vazhdon të ndalojë inspektorët për armatimin që të kthehen.
Berluskoni tha se beson që regjimi i Saddam Hussein eventualisht do tu nënshtrohet kërkesave të Kombeve të Bashkuara se sa të ballafaqohet me sulm të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
“Konsideroj se flamuri i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm flamur i një vendi, por është mesazh univerzal i lirisë dhe demokracisë”, ka thënë kryeministri italian.
XS
SM
MD
LG