Ndërlidhjet

UASHINGTON


Iraku po vihet nën presion ndërkombëtar gjithnjë e në rritje që të dakordohet për kthimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin.
Ministri i Jashtëm saudit ka thënë se meqë Bagdadi pohon se nuk ka armë për shkatërrim në masë, atëherë duhet të lejojë kthimin e inspektorëve.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha se pretë aksion të shpejtë nga Kombet e Bashkuara që do të dënojnë sfidimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit nga ana e Irakut.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë kërcënuar se do të dëbojnë Saddam Hussein nga pushteti, me apo pa mbështetjen formale nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG