Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltarja për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Ricce ka bërë ndërlidhjen deri tash më të rreptë midis Irakut dhe terrorizmit të organizuar. Ricce ka deklaruar se personel i al Kaidës ka qenë vërejtur në Bagdad.
“Po punojmë palodhëshëm që të kompletojmë të gjithë tabllonë. Ne mendojmë se atje ka lidhje, por le të jemi shumë të qartë: Ka shumë gjëra për të akuzuar Saddam Husseinin pa ndërlidhje direkte me 11 shtatorin. Ai qartas ka lidhje me terrorizmin”, ka thënë Condoleezza Ricce.
XS
SM
MD
LG