Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan kumtoi mbrëmë se qeveria irakiane është pajtuar për kthimin e pakusht të inspektorëve të OKB-së për armatimin dhe letrën që ka marrë do t,ia kalojë Këshillit të Sigurimit, i cili do të vendosë se çfarë hapash duhet të ndërmerren.
Në letrën dërguar Annanit thuhet se qeveria në Bagdad ka vendosur të lejojë kthimin e pakusht të inspektorëve “që të heqë çdo dyshim se Iraku akoma posedonë armë për zhdukje në masë dhe me këte, siç tha zëvendës kryeministri Tareq Aziz, “janë hequr të gjitha arësyet për sulm ushtarak”.
XS
SM
MD
LG