Ndërlidhjet

LONDËR/ PARIS/MOSKË/ PEKIN


Pozicionit të Shteteve të Bashkuara i bëri jehonë zëdhënësi i qeverisë britanike, i cili tha se regjimi i Saddam Hussein ka “histori të gjatë të luajtjes së lojërave”.
Ministri i jashtëm i Francës, Dominique de Vellepin tha se Këshilli i Sigurimit “tash duhet ta mbajë për fjale Saddam Husseinin”.
Ministri i jashtëm Rus , Igor Ivanov ka thënë:
“Është me rëndësi parimore që sotë, nëpërmejtë përpjekjeve tona të përbashkëta, arritëm që të shmangim kërcënimin e skenarios ushtarake rreth Irakut dhe kthimin në mjetet politike”.
Ministri i jshtëm i Kinës, Tang Jiaxuan tha se “këte vendim irakian gjithmone shpresonte ta shohë bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Kinën”.
Ministri i Jashtëm egjiptian, Ahmad Maher ka shfaqur shpresën se “kjo është fillimi i shkrirjes së krizës”.
“Ministrat e jashtëm arabë i kanë bërë apel qeverisë irakiane që të pranojë kthimin e pakusht të inspektorëve dhe ata tash u përgjigjën pozitivish”, komentoi ministri egjiptian.
XS
SM
MD
LG