Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka njoftuar se është çështje ditësh kalimi i një rezolute në Kongres që do t’a autorizonte të ndërmerrte aksione kundër Irakut. Këto komente presidenti Bush i bëri pas një takimi me liderë të Kongresit.
Kryesuesi i shumicës në senat, demokrati Tom Dashël tha se “oferta e Irakut për kthim të inspektorëve është një përpjekje e Bagdadit për ta zvarritur çështjen”.
Reagimet nga administrata dhe ligjvënësit amerikanë, pasuan deklaratat e lëshuara nga selia e Kombeve të Bashkuara se inspektorët e armatimit po avancojnë planet për kthim në Irak, pas ofertës së Bagdadit për “kthim të pakushtëzuar”.
XS
SM
MD
LG