Ndërlidhjet

SHKUP


Lidhja Social-Demokrate do të respektojë vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë të cilët votën e tyre ja dhanë një partie politike – tha zëdhënësi Jani Makraduli.
‘Vullneti i shqiptarëve të Maqedonisë është i qartë dhe i pakontesueshëm, ata me mbi 2/3 e votave mbështetën një parti të caktuar politike’ tha zëdhënësi i LSDM-së, duke aluduar për Bashkimin Demoktratik për Integrim.
‘Izolimi politik i një partie me mbështetje kaq të madhe të elektoratit, do të kishte pasoja mbi zhvillimin e proceseve demokratike në Maqedoni’, theksoi Jani Makradule, duke hedhur poshtë kësisoj kërkesat e vazhdueshme të VMRO-DPMNEsë për izolimin e Ali Ahmetit.
XS
SM
MD
LG