Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, u tha sot kongresmenëve se lideri iraken, Sadam Husein, duhet rrëzuar nga pushteti ose, siç u shpreh, ‘librat e historisë do t’i gjykojnë burrë-shtetasit aktualë botërorë si më pak efektivë nga ata të cilët dështuan të parandalonin Luftën e Dytë Botërore.
Më herët gjatë ditës presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, bëri të ditur se kalimi në Kongres i një rezolute që do t’a autorizonte të ndërmerrte aksione kundër Irakut është çështje ditësh.
Reagimet nga administrata dhe ligjvënësit amerikanë, pasuan deklaratat e lëshuara nga selia e Kombeve të Bashkuara se inspektorët e armatimit po avancojnë planet për kthim në Irak, pas ofertës së Bagdadit për “kthim të pakushtëzuar”.
XS
SM
MD
LG