Ndërlidhjet

LONDËR


Grupet për mbrojtjen e migrantëve kanë kritikuar ashpër deklaratën e Sekretarit britanik të Punëve të Brendshme, Devid Blanket, i cili tha gjatë séancës së sotme të një komiteti të parlamentit, se nuk ka simpati për azil-kërkuesit të cilët vijnë në Britani nga ish-zona të konfliktit si Afganistani dhe Kosova.
Ai u shpreh se është koha që këta njerëz të kthehen në vendet e tyre, të cilat duhen rindërtuar tani që, siç u shpreh, ‘i çliruam nga tirania’.
Habib Rahman, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Përbashkët Britanik për Mbarëvajtjen e Imigrantëve, tha se ‘është fatkeqësi që Blanket ka një këndvështrim kaq të thjeshtë dhe rrënues për strehim-kërkuesit’.
XS
SM
MD
LG