Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Agjencitë e zbulimit të Shteteve të Bashkuara kanë patur shenja para sulmeve të 11 shtatorit se do të ndodhte sulm terrorist në truallin Amerikan, por agjencitë nuk kanë qenë në gjendje që të identifikojnë kohën dhe vendin e sulmeve.
Ky është një nga gjetjet kyçe preliminare të raportit nga një hetim i përbashkët i Kongresit për dështimet e agjencive të zbulimit të Shtetve të Bashkuara, që çuan pastaj në sulmet e 11 shtatorit.
Eleonor Hill, udhëheqëse e hetimeve, ka thënë gjithashtu se kishte indikacione se një sulm nga rrjeti terrorist al Kaida i Osama Bin Laden mundë të përdorte aeroplanë në flutirim kundër ndërtesave.
XS
SM
MD
LG