Ndërlidhjet

TBILISI


Ministria e Brendëshme e Gjorgjisë i ka hedhur poshtë si “të pabaza dhe të papërgjegjëshme” akuzat e Rusisë sipas të cilave Tbilisi bashkëpunonë me militantë pro-çeçenë që thuhet se fshihen në Grykën e Pankisit në Gjorgji.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov tha dje se Rusia është e gatëshme që të ndërmarrë “sulme parandaluese” kundër guerrilëve, të cilët do të provonin të kalojnë nga Gjeorgjia në territorin e Rusisë. “Kemi me tonelata dëshmi që dokumentojnë praninë e terroristëve specifik në Gjorgji, jo vetëm shtetas të Çeçenisë, por gjithashtu edhe njerës nga shumë vende të tjera”, thotë Ivanov.
Autoritetet e Gjorgjisë thonë se kurrë nuk e kanë mbështetur dhe as që mbështesin terrorizmin.
XS
SM
MD
LG