Ndërlidhjet

MOSKË


Shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Nikolai Patrushin përsëriti se Moska ka ndërmend që të ndërmarrë aksion ushtarak kundër kryengritësve separatistë çeçenë që thuhet se fshihen në Gjeorgji.
Zyrtarët e Rusisë kanë thënë se separtistët çeçenë shfrytëzojnë Grykën e Pankisit për të ndërmarrë sulme në republikën fqinje të Çeçenisë dhe akuzuan Gjeorgjinë për bashkëpunim me të arratisurit.
Autoritetet e Gjeorgjisë këto akuza të Moskës i quajtën “të pabaza dhe të papërgjegjëshme”, duke theksuar se ata kurrë nuk kanë mbështetur terrorizmin.
XS
SM
MD
LG