Ndërlidhjet

RAMALLAH


Forcat izraelite kanë shkatërruar një objekt afër selisë së liderit palestinez, Yasser Arafat në Ramallah, disa orë më vonë pasi trupat dhe tanket rrethuan selinë e tij në përgjigje të bombardimeve të fundit vetëvrasëse.
Qeveria izraelite akuzon për dhunën vetë Arafatin, duke thënë se ai është përgjegjës për, siç e quan, formimin e “koalicionit të terrorit”.
Armata izraelite thotë se ka ndërmarrë aktivitete në Bregun perëndimorë dhe në selinë e Arafatit ku, siç thotë, ndodhen rreth 20 persona të kërkuar.
Raportohet se një snajperist izraelit ka vrarë një polic palestinez brenda selsisë së Arafatit.
XS
SM
MD
LG