Ndërlidhjet

RAMALLAH


Trupat izraelite kanë shkatërruar tre nga ndërtesat e kompleksit të selisë së udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, në Rramallah.
Burimet izraelite bëjnë të ditur se në selinë e Arafatit gjenden rreth 20 palestinezë të kërkuar nga Izraeli.
“Disa nga hartuesit më të këqinj të sulmeve terroriste kundër Izraelit janë vendosur në selinë e Arafatit, në Ramallah, duke menduar se mund të përfitojnë nga imuniteti i tij”, ka theksuar Dore Gold, këshilltar në qeverinë izraelite.
Ministri palestinez i punës, Ghassan Khatib, ka thënë se paqja arrihet vetëm mes bisedimeve dhe se aksione të tilla nuk janë efikase.
Aksionet izraelite kanë ardhur pas atentatit të djeshëm vetvrasës ku humbën jetën 5 vetë.
XS
SM
MD
LG