Ndërlidhjet

PRISHTINË


Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka hedhur poshtë njoftimet e disa mediave serbe, në bazë të të cilave administratori rajonal i Prishtinës, Ivo Shanc, ka dhënë dorëheqjen për shkak të zhvillimeve kundërthënëse në shtëpinë e shëndetit në Graçanicë. Zëdhënësi i zotit Shanc, Fabio Graciozi, ka pohuar se shefi i tij ka paralajmëruar shkuarjen nga Kosova, shumë kohë më parë nga ngjarjet që kanë ndodhur në Graçanicë dhe se largimi ka të bëjë me skadimin e mandatit të tij si administrator rajonal.
XS
SM
MD
LG