Ndërlidhjet

NJU JORK


Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Ilir Meta, në fjalën e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar se reformat e marra nga Shqipëria synojnë integrimin e vendeve të Evropës Juglindore bazuar në modelin e Bashkimit Evropian. Duke folur për statusin e Kosovës Meta sqaroi.
“Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të marrë parasysh një sërë elementesh dhe parimesh, si janë e drejta e qytetarëve për të shprehur mendimin e tyre lidhur me këtë çështje, pavarësisht përkatësisë etnike, vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe garancinë për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe të rajonit”, tha Ilir Meta.
XS
SM
MD
LG