Ndërlidhjet

ILIR META: ANËTARËSIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN ISHTE OBJEKTIV I VAZHDUESHËM MADHOR I GJITHË SPEKTRIT POLITIK NË SHQIPËRI


RADIO EVROPA E LIRË “Kosova do të ishte e hapur në marrëdhëniet e saj jo vetëm me Shqipërinë por edhe me Serbinë dhe me të gjitha vendet në rajon” – tha zëvendëskryeminsitri I Shqipërisë, Ilir Meta duke folur mbrëmë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fillim të fjalimit të tij, zëvendëskryeministri Ilir Meta tha se, aktualisht, qeveria e Shqipërisë po ndërmerrë aksione gjithëpërfshirëse për luftimin e fenomeneve të trafikimit ilegal, të kontrabandimit, të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të pozitës. Ai pastaj tha se “duke qenë në udhëkryq të Lindjes dhe Perëndimit territori i Shqipërisë ishte tërheqës për veprimtari kriminale, të përmasave lokale apo ndërkombëtare”. Kësaj i kishin kontribuar edhe “krizat dhe konfliktet në rajonin tonë” - tha zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta duke folur mbrëmë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai pastaj vlerësoi se situata politike në Shqipëri tash është stabile.

Qëllimi përfundimtar është integrimi i Shqipërisë në strukturat evro-atlantike. Në këtë aspekt, zoti Meta tha se në vend po ndërmerren reforma:

- Reformat e përgjithshme që po ndërmerren pikënisjen e kanë në standardet e shteteve më të zhvilluara perëndimore.

Ai mëtutje tha se “anëtarësimi në Bashkimin Evropian ishte objektiv i vazhdueshëm madhor i gjithë spektrit politik në Shqipëri”. Shqipëria, tha Ilir Meta në Kombet e Bashkuara, i kushton kujdes të veçantë dimensionit atlantik të integrimit. Aspiratat e Shqipërisë që të anëtarësohet në Nato përputhen me interesin e strategjisë së Natos për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në Evropën Juglindore.

Zëvendëskryeministri Meta foli edhe për integrimet rajonale:

- Me vizionin e vet për të ardhmen, Shqipëria ka ndërmarrë përpjekje serioze për integrim rajonal të shteteve të Evropës Juglindore të bazuar në modelin e Bashkimit Evropian.

Mëtutjue ai tha se Shqipëria i sheh marrëdhëniet me Kosovën në “një të ardhshme më të gjërë të bashkëpunimit, të stabilitetit dhe të integrimit”. Në këtë kuadër ai tha se “Kosova do të ishte e hapur në marëdhëniet e saj jo vetëm me Shqipërinë por edhe me Serbinë dhe me të gjitha vendet në rajon.
Ilir Meta foli edhe për statusin e ardhshëm të Kosovës.

- Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të plotësoj njëkohësisht një numër elementesh dhe parimesh..siç janë: e drejta e të gjithë qytetarëve që të shprehen për këtë çështje pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike, vullneti i bashkësisë ndërkombëtare, garantimi i stabilitetit të Kosovës dhe i vetë rajonit.
XS
SM
MD
LG