Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Kanë përfunduar zgjedhjet e përgjithshme në Sllovaki. Komisioni qëndror ka deklaruar se nuk do të japë njoftime për rezultate paraprake. Sipas anketave partia e ish kryeministrit Vladimir Meçiar ka fituar më shumë vota, rreth 18 për qind.
Ndërkaq kryeministri sllovak, Mikulas Dzurinda, është shprehur optimist për zgjedhjet.
“Mund të shprehim kënaqësinë rreth faktit se besojmë se kemi arritur rezultate pozitive. Mbi të gjitha Sllovakia shpreson të ketë një qeveri demokratike e pro integrimeve”, tha Dzurinda.
Kundër ardhjes në pushtet të Meçiarit janë shprehur dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
XS
SM
MD
LG