Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Shrëder dhe kundërshtari i tij kristiandemokrat në zgjedhjet e nesërme, Edmund Shtojber, kanë bërë thirrjen e fundit për zgjedhësit.
Shrëder duke folur në qytetin verior të Rostokut, ka nënvizuar kundërshtimin e tij kundër çdo lloj sulmi ushtarak kundër Irakut. Shrëder i ka shkruar presidentit amerikan Bush, për t’i kërkuar falje lidhur me deklaratat e ministres së drejtësisë, e cila ka bërë paralelizëm mes taktikave të Bushit dhe të udhëheqësit nazist Adolf Hitler.
Nga ana tjetër kandidati Shtojber, në fjalën e tij të sotme ka akuzuar Shrëderin se po izolon vendin me politikën e jashtme që po ndjek.
XS
SM
MD
LG