Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara dhe Shërbimi Doganor i Kosovës konfiskuan 140 armë zjarri në vendkalimin kufitar të Blacës të fshehura mes teshash në një kamion me targa bullgare, njoftoi zëdhënësi i UNMIK-ut, por nuk tha nëse Kosova ishte destinimi i fundit i këtyre armëve.
Kamioni barte bagazhin e udhëtarëve që udhëtonin me autobusin e rregullt nga Stambolli për në Prishtinë.
Janë arrestuar shoferi bullgar i kamionit dhe një shqiptar nga Kosova që e shoqëronte.
XS
SM
MD
LG