Ndërlidhjet

BERLIN


Koalicioni në pushtet i qendrës së majtë të kancelarit Gerhard Schroeder, sipas rezultateve të para zyrtare, ka fituar shumicën në Bundestagun gjerman në zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe mbetet në pushtet edhe gjatë katër viteve të ardhëshme.
“Në përgjithësi zhvilluam betejë të mirë dhe shumë njerëzve të këtij vendi, përfshirë rininë, u dhamë shpresë se mundë të vazhdojë politika që ekuilibron ekonominë me ekologjinë”, deklaroi Schroeder.
Edmund Stoiber, kandidati i opozitës për kancelar, ka profetizuar se qeveria e Schroeder do të jetë në gjendje të qeverisë vetëm për një kohë të shkurtër.
XS
SM
MD
LG