Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan deklaroi se Iraku duhet të zbatojë çdo konditë të caktuar nga Këshilli i Sigurimit lidhur me inspektimin e ri të armatimit.
Annan tha se letra e Irakut dërguar Këshillit të Sigurimit javën e kaluar se pranon pa kusht inspektorët e obligon Irakun që të bashkëpunojë plotësisht me ekipin e Kombeve të Bashkuara.
“Siç e shoh unë, ky është zotim nga ana e Irakut që inspektorët të shkojnë atje dhe të kryejnë punën e tyre në mënyrë të papenguar dhe t,i raportojnë Këshillit”, tha Kofi Annan.
Ai tha se gjatë bisedimeve të fundit me zyrtarët irakianë nuk kanë diskutuar për kurrëfarë përjashtimi nga inspektimi të lokacioneve të ndijëshme apo të objekteve presidenciale.
XS
SM
MD
LG