Ndërlidhjet

RAMALLAH


Zyrtarët izraelitë dhe palestinez kishin bisedimet e para lidhur me blokadën e selsisë së Yasser Arafatit në Ramallah, por nuk arritën të zgjidhin problemin.
Negociatori palestinez, Saeb Erekat ka kërkuar heqjen e pakusht të blokadës, ka rrefuzuar kërkesën izraelite për hartimin e listës për të gjithë personat që ndodhen brenda dhe identifikimin e militantëve të dyshuar dhe ka kërkur ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
“Kërkojmë që Amerikanët, Evropianët, Rusët, Kombet e Bashkuara dhe të tjerët të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundëshme me qëllim të ndalimit të kësajë situate të tmerrëshme”, tha Erekat.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon tha se nuk do të bëhen lëshime kur është fjala për sigurinë e qytetarëve izraelitë. “Lidhur me çështjen e sigurisë së qytetarëve izraelitë ne nuk do të bëjmë lëshime. Natyrisht, qëllimi ynë është arritja e një marrëveshje diplomatike, se në fund të procesit duhet të arrijmë paqën. Të gjithë duam paqën dhe kujtoj se fjala e parë që keni mësuar është paqë apo shalom , tha kryeministri izraelit.
XS
SM
MD
LG