Ndërlidhjet

logo-print

VARSHAVË


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka propozuar në samitin e Aleancës në Varshavë që NATO-ja të zhvillojë një forcë shumëkombëshe për ndërhyrje të shpejtë, që do të mund të dislocohej kudo në botë.
"Përgjigja ndaj propozimit tonë për një forcë të re të NATO-s ishte mjaft pozitive. Mendoj se është me rëndësi që NATO-ja të ketë aftësinë të dislocojë forcat brenda disa orëve apo ditëve", tha Rumsfeld.
Sot, homologëve të NATO-s iu bashkangjit edhe ministri rus i mbrojtjes Igor Ivanov, në bisedimet të fokusuara në luftën globale kundër terrorizmit dhe krizës rreth Irakut.
XS
SM
MD
LG