Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ushtria izraelite ka shkatërruar 3 shtëpi të palestinezëve të dyshuar për terrorizëm në Bregun Perëndimor.
Izraeli tha se shkatërrimi i shtëpive do t’i zbrapsë sulmet e ardhshme, ndërsa grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se kjo praktikë paraqet ndëshkim kolektiv.
Ndërkohë, në Ramallah edhe sot ka vazhduar rrethimi i selisë së liderit palestinez Yasser Arafat.
Ministri i jashtëm Shimon Peres tha se Izraeli nuk do t’i bindet rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila bën thirrje për përfundimin e menjëhershëm të rrethimit.
XS
SM
MD
LG