Ndërlidhjet

HAGË


Në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte sot vazhdoi pjesa e dytë e procesit gjyqësor kundër ish presidentit Jugosllav, Sllobodan Millosheviq lidhur me akuzat për krime lufte në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë gjatë luftërave të viteve të 1990.
Prokurorët do të provojnë të dëshmojnë rrolin e Millosheviqit në “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” siç e quajnë, për shfarosjen dhe dëbimin e banorve jo-serbë nga rajoni me qëllim të krijimit të Serbisë së madhe.
“Prokuroria pohonë se mënyra sistematike dhe e organizuar se si janë bërë sulmet kundër popullatës jo-serbe në Kroaci zbulon shemën dhe strategjinë e hartuar me kujdes në kaudrin e një plani të përgjithëshëm”, tha prokurori Geoffrey Nice.
Gjykimi i Millosheviqit filloi në shkurt lidhur me akuzën për krime lufte në Kosovë.
XS
SM
MD
LG