Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Këshilltarja e Shteteve të Bashkuara për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice akuzoi Irakun se ka ndihmuar në trajnimin e anëtarëve të rrjetit terrorist të al Kaidës në fushën e zhvillimit të armëve kimike.
Rice tha se këto informata janë marrë nga disa të arrestuar të rangut të lartë nga radhët e organizatës al Kaida të zënë gjatë luftës kundër terrorizmit. “Disa të arrestuar, në veçanti disa të rangut të lartë, kanë thënë se Iraku ka siguruar disa trajnime të al Kaidës për zhvillimin e armëve kimike, e pra ka kontakte midis Irakut dhe al Kaidës. Ne e dijmë se Saddam Hussein ka histori të gjatë me terrorimin, në përgjithësi, dhe ka disa al Kaidas që kanë gjetur strehim në Bagdad”, ka thënë Rice.
XS
SM
MD
LG