Ndërlidhjet

HAGË


Në Tribunalin e Hagës u hap pjesa e dytë e gjykimit të ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq lidhur me akuzat për krime lufte në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë gjatë viteve të 1990.
Prokurori Geoffrey Nice akuzon se Millosheviq u përpoq të eliminojë banorët jo-serbë nga rajoni me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe.
“Prokuroria pohon se mënyra sistematike dhe e organizuar e sulmeve kundër popullatës civile jo-serbe ne Kroaci zbulon shemën dhe strategjinë e hartuar me kujdes në kuadrin e një plani të përgjithëshëm që shpie tek i akuzuari”, tha prokurori.
Pjesa e parë e gjykimit të Millosheviqit u përqëndrua në akuzën për krime lufte në Kosovë.
XS
SM
MD
LG