Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara thotë se aviacioni ushtarak amerikan ka goditur një radar mobil irakian të mbrojtjes ajrore gjatë sulmit ndaj aeroportit ndërkombëtar të Basrës në jug të Irakut.
koloneli David Lapen tha në Uashington se radari vinte në shënjestër aviacionin e koalicionit gjatë javës së kaluar dhe se ky radar definitivisht nuk ka qenë cak civil.
Shtetet e Bashkuara shpesh kanë thënë se Iraku ka çvendosur sistemet e armatimit në rajone civile, sikurse xhamitë dhe spitalet.
XS
SM
MD
LG