Ndërlidhjet

JERUSALEM


Helikopterët ushtarakë izraelitë me disa raketa gëditën një automobil në qytetin e Gazës duke vrarë së paku 2 palestinezë dhe plagosur rreth 25 të tjerë.
Ndonëse armata izraelite nuk komentoi, sulmi besohet të ketë qenë drejtuar ndaj anëtarëve të grupit militant palestinez, Hamas. “Për çdo ditë, izraelitët masakrojnë popullin tonë dhe ne nuk kemi tjetër zgjedhje veçse të rezistojmë. I vetmi opsion për palestinezët është të vazhdojnë rezistencën dhe luftën e tyre dhe kjo është e vetmja përgjigje ndaj terrorit izraelit”, ka komentuar zëdhënësi i Hamasit”, Abdul Aziz Rantissi.
XS
SM
MD
LG