Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Presidenti francez Zhak Shirak, ka thënë së fundi se i kundërvihet më tepër se kurrë çdo rezolute që do të lejonte përdorimin e forcës kundër Irakut, nëse ky vend dështon të pajtohet me kërkesat e Kombeve të Bashkuara.
Më herët Shirak pati propozuar miratimin e dy rezolutave të veçuara. Pozicionin e mbramë ai ia komunikoi vetë presidentit Bush gjatë një bisede telefonike – tha zëdhënësja Katerin Kolon.
Ky qëndrim mund të ketë ndikim në misionin e nënsekretarit të shtetit për çështjet politike, Mark Grosman, i cili gjendet në Paris dhe planifikon të udhëtojë nesër drejt Moskës, për të bindur skeptikët rreth nevojës së nxjerrjes së projekt rezolutës për Irakun.
XS
SM
MD
LG