Ndërlidhjet

BAGDAT


3 kongresistë amerikanë kanë mbërritur sot në Bagdat. Kongresisti Xhim MekDermot, tha se janë në kryeqytetin e Irakut për të parë gjendjen humanitare pas një 10 vjeçari sanksionesh dhe për të kërkuar nga Iraku që t’u lejojë qasje të pakufizuar inspektorëve për kontrollin e armëve, në mënyrë që të mënjanohet një luftë të re.
‘Ne duam që të bëhen të gjitha përpjekjet diplomatike për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi pa luftë. Nuk jemi të interesuar të kemi luftë dhe duam që administrata të eksplorojë çdo mundësi para vendimit eventual për luftë, që do të ishte opsioni i fundit’, u shpreh ligjvënësi demokrat, Xhim MekDermot.
XS
SM
MD
LG