Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një projekt rezolutë të rreptë të Këshillit të Sigurimit për Irakun, e cila kërkon nga Bagdadi që të zbulojë të gjitha materialet e ndërlidhura me armët për zhdukje në masë dhe t,u lejojë prani të papenguar inspektorëve të armatimit të OKB-së në të gjitha lokacionet, njoftojnë zyrtarët nga Nju Jorku.
Presidenti irakian, Saddam Hussein do të ketë 7 ditë që të pajtohet me rezolutën e OKB-së që kërkon prej tij të çarmatoset dhe pastaj ai duhet t,i paraqesë shpejtë Këshillit të Sigurimit listën e materiaëleve të ndaluara në posedim të Irakut.
Nëse ai dështon, atëherë rezoluta do të kërcënonte me përdorimin e “të gjitha mjeteve të domosdoshme” kundër tij, kanë thënë zyrtarët.
XS
SM
MD
LG