Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zëvendës presidenti Taha Yasssin Ramadan tha se Iraku nuk do të bashkëpunojë me kurrfarë rezolute të re të Këshillit të Sigurimit që do konsiderohej e dëmshme për vendin e tij duke theksuar se Bagdadi tashmë është pajtuar për inspektime të pakusht të armatimit.
“Çështja nuk qëndron aty se Iraku po rigjallëroka programet për prodhimin e armëve për zhdukje në masë, por ata po kërkojnë pretekst për të ndërmarrë aksion ushtarak ndaj tij, sepse ata e dijnë mirë se Iraku nuk ka armë për zhdukje në masë. Ata kanë qëllim të zbatojnë skemën e tyre agresive dhe djallëzore. Iraku ka hequr pretekstin e inspektorëve, duke i ripranuar ata pa kurrëfarë kushti” , tha zyrtari i lartë irakian.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm irakian, Naji Sabri gjatë vizitës në Teheran ka thënë se “boshti i vërtetë i së keqes është ai Uashington-Tel Aviv”.
XS
SM
MD
LG