Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale me një garë të ngushtë ndërmjet dy kandidatëve kryesorë, presidentit aktual jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe zëvendës kryeministrit Mirosllav Labus.
Votuesit duhet të zgjedhin pasardhësin e presidentit aktual të Serbisë Millan Millutinoviq, por nëse askush nuk fiton në rundin e parë, atëherë pas dy javësh do të mbahet rundi i dytë.
Në disa fshatra shqiptare në jug të Serbisë, votuesit i kanë bojkotuar zgjedhjet, duke iu përgjigjur thirrjeve të disa partive politike shqiptare.
Zgjedhjet i mbikqyrin mbi 200 vëzhgues të OSBE-së.
Në Kosovë njoftohet se nga 107 mijë të regjistruar, deri në mesditë në zgjedhje kanë dalë rreth 7 përqind.
XS
SM
MD
LG