Ndërlidhjet

LONDËR


Presidenti i Irakut Saddam Hussein ballafaqohet me zgjedhje të qartë, o të çarmatoset, o të përballet me aksione të mëtejme kundër tij, tha kryeministri britanik Tony Blair.
Blair tha se Kombet e Bashkuara duhet të jenë rruga, përmes së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet ta godasë Saddam Husseinin, për t’ia hequr nga duart armët për shkatërrim në masë.
Por, kryeministri britanik nuk e hodhi poshtë mundësinë për t’iu bashkangjitur sulmeve ndaj Irakut, të prira nga Shtetet e Bashkuara, nëse Kombet e Bashkuara e refuzojnë lejimin e aksioneve ushtarake.
XS
SM
MD
LG