Ndërlidhjet

PARIS


Disa vende evropiane e përsëritën kundërshtimin e tyre me planet amerikane ndaj Irakut.
Ministri i jashtëm francez Dominique de Villepin tha se Parisi nuk do ta nënshkruajë rezolutën e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila Irakut i kërcënohet me përdorimin e forcës.
Në Bruksel, ministri i jashtëm i Belgjikës Louis Michel tha se “totalisht” është kundër sulmit ndaj Irakut.
“Nëse konkluzionet e inspektorëve do të jenë pozitive, dhe dëshmojnë se ekziston rrezik real nga armët për shkatërrim në masë, atëherë nëse vendos Këshilli i Sigurimit, ne ndoshta do të mbështesim rezolutën. Por, jo në rrethanat e tashme”, tha Michel.
Ndërkaq ministreja e jashtme e Suedisë Anna Lindh ka thënë se qëllimi i Kombeve të Bashkuara nuk është rrëzimi i Saddam Husseinit nga pushteti.
XS
SM
MD
LG