Ndërlidhjet

VIENË


Sotë kanë filluar bisedimet midis inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin dhe delegacionit Irakian gjatë të cilave kryeinspektori, Hans Blix po bën trysni për prani imediate, të pakusht dhe të papenguar në lokacione në Irak ku mund të jenë fshehur armë për zhdukje në masë.
Kryeinspektori Blix tha para fillimit të bisedimeve në Vienë se Iraku duhet tu sigurojë inspektorëve prani totale.
“Të tilla janë direktivat e Këshillit të Sigurimit se duhet të ketë prani imediate, të pakusht, të pakufizuar dhe këto janë edhe kërkesat tona, tha kryeinspektori Blix”.
Nëse Këshilli i Sigurimit e miraton formalisht, misioni mundë të fillojë nga funi i tetorit, ka thënë kryeinspektori për armatimin.
XS
SM
MD
LG