Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Uashingtoni nuk do të mbështesë kurrëfar inspektimi të armëve në Irak derisa të miratohet rezolutë e re e Kombeve të Bashkuara që do të ashpërsonte rregullat e inspektimit dhe do të kërcënonte Irakun “me pasojat” nëse dështon t,u nënshtrohet, ka deklaruar sekeratri amerikan i shtetit, Colin Powell.
“Ne nuk do të jemi të kënaqur me gjysëm të vërtetën irakiane apo kompromiset e Irakut ose përpjekjet e Irakut që të na shpie prapa në të njëjtën kënetë në të cilën i çoi Kombet e Bashkuara në 1998-tën.Trysnia bën punë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit që të vihet në vend rezolutë e re”, ka thënë sekretari amerikan i shtetit.
XS
SM
MD
LG