Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sot tërhoqi vërejtjen se Iraku ka kohë të kufizuar që t,u nënshtrohet rezolutave të Kombeve të Bashkuara që kërkojnë ai tu japi fund programeve të tij të armëve për shkatërrim në masë dhe tha se përdorimi i forcës mund të bëhet i paevitueshëm.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se administrata e tij nuk do te lë ardhmërinë e paqës dhe sigurisë të Shteteve të Bashkuara në duart e Saddamit duke e quajtur presidentin irakian njeri brutal dhe të rrezikëshëm.
“Deklarata e mbështetjes nga Kongresi do t,i tregonte miqëve dhe veçanërisht armiqëve vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara. Në Bagdad regjimi do te dinte se zbatimi i plotë i të gjitha kërkesave të Këshillit të Sigurimit është e vetmja zgjedhje, dhe koha e mbetur për këte zgjedhje është e kufizuar”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Lideret e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amrikan janë dakorduar për rezolutën që autorizon Bushin të shfrytëzojë forcën për mbrojtjen e sigurisë së vendit, por vetëm pasi presidenti t,i vërtetojë Kongresit se kanë dështuar të gjitha përpjekjet për detyrimin e zbatimit të të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG