Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara miratimin e një resolute të re, e cila lejon përdorimin e forcës kundër Irakut, nëse Sadam Hyseini nuk pranon kontrollin dhe çarmatimin nga armët e shkatërrimit në masë.
“Nëse çarmatimi do të mund të bëhet përmes një inspektimi të ashpër të kontrollit të armëve, atëherë kjo është zgjidhja. Në të kundërt ne duhet ta realizojmë atë me anë të forcës”, ka thënë Blair.
Blair ka nënvizuar se rezoluta e re është e nevojshme në mënyrë që inspektorët të kenë qasje dhe në pallatet presidenciale, çfarë nuk e kanë nga marrëveshja aktuale.
Franca Gjermania dhe Rusia, janë shprehur kundër idesë së një rezolute që në mënyrë automatike lejon përdorimin e forcës.
XS
SM
MD
LG