Ndërlidhjet

UASHINGTON


Derisa Iraku nuk do të çarmatoset plotësisht, Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të udhëheqin koalicionin që do të mund të shkatërrojë armët e Bagdatit, ka deklaruar sot presidenti amerikan Bush.
Bush ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara të mbështesin politikën e administratës së tij lidhur me Irakun.
Rusia nga ana e saj ka thënë se çdo lloj rezolute e re ku nënvizohet përdorimi i forcës nuk është konstruktive.
Britania vazhdon të jetë mbështetësi kryesor i Uashingtonit. Kryeministri britanik, Tony Blair, ka këmbëngulur sërish për rezolutën e re.
“Nëse çarmatimi do të mund të bëhet përmes një inspektimi të ashpër të kontrollit të armëve, atëherë kjo është zgjidhja. Në të kundërt ne duhet ta realizojmë atë me anë të forcës”, ka thënë Blair.
XS
SM
MD
LG