Ndërlidhjet

BERLIN


Pas disa javësh të mospajtimeve lidhur me çështjen e Irakut, qeveria gjermane ka mirëpritur një letër nga presidenti amerikan, George Bush, në të cilën marëdhëniet ndërmjet dy vendeve përshkruhen si fundamentalisht të fuqishme dhe theksohet lidhshmëria emocionale ndërmjet dy shteteve e krijuar gjatë Luftës së ftohtë. Një zëdhënëse e kancelarit gjerman deklaroi se “qeveria gjermane ishte e kënaqur me këtë gjest miqësor”. Agjencia Associated Press informon se Gerhard Schroeder e George Bush nuk kanë plane për tu takuar para samitit në Natos në Pragë. Në këtë samit pritet pjesëmarrja e presidentit Bush dhe e kancelarit Schroeder.
XS
SM
MD
LG