Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Pritet që gjatë ditës së sotme, inspektorët e armatimit të Kombeve të Bashkuara do të takohen me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell dhe me këshilltaren për siguri kombëtare, Condoleezza Rice për të shkëmbyer mendime lidhur me sigurinë e ekipit gjatë inspektimeve eventuale të armatimit në Irak. Hans Blix, shef i grupit të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara deklaroi se “shpresojmë të dëgjojmë për planet e tyre ndërsa ne do të flasim për planet tona”.
XS
SM
MD
LG