Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Zyra e prokurorit shtetëror të Shqipërisë sotë njoftoi se mbrëmë janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të policisë, Bujar Himçi, zëvendës ministër i Brendëshëm dhe Veli Miftari, kryeshef i shërbimit të sigurisë publike, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre.
Zëdhënësja, Eva Londo tha se të arrestuarit janë dyshuar se kanë favorizuar firmën gjermane, Bundestruckereie kur ishte shpallur tenderi për shtypjen e pasaportave të reja shqiptare, që i ka shkaktuar shetit humbje prej dy milionë dollarë.
Lidhur me këte rast është arrestuar së paku edhe një person tjetër, Arben Prifti, ish zyrtar qeveritar, tha zëdhënësja duke shtuar se hetimet vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG