Ndërlidhjet

logo-print

KRETË/GREQI


Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të Bashkimit Evropian përfunduan bisedimet dy ditëshe në Kretë që u përqëndruan në çështjen se si të modernizohen forcat e armatosura të BE-së dhe të ngushtohen dallimet në kapacitetet evrpoiane me ato të Shteteve të Bashkuara.
Shefi i politikës së Jashtëme, Javier Solana ka thënë në mbledhje se Bashkimi Evropian është më afër se kurrë që të fillojë operacionin e vetë të parë ushtarak me një mision paqëruajtës në Maqedoni.
Evropa shpreson të dërgojë një Forcë për Ndërhyrje të Shpejtë prej 800 ushtarësh në Maqedoni,që të zëvendësojë misionin e NATO-s që skadon në 26 teteor.
XS
SM
MD
LG