Ndërlidhjet

KAJRO/KRETË


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka deklaruar se ka drojën se ndonjë invadim i Irakut mund të shpiente në luftë civile në rajon.
Mubarak ka thënë se asnjë vend nuk ka të drejtë që të përmbysë regjimin e një vendi tjetër.
Ndërkaq, shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana ka deklaruar se ndërrim regjimi në Irak nuk është objektiv i BE-së.
Duke folur në Kretë, Solana ka thënë se inspektorët e OKB-së për armatimin duhet lejuar të bëjnë punën e tyre në Irak, kurse Këshillit të Sigurimit duhet dhënë kohë që të punojë.
XS
SM
MD
LG