Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Hixhet Mehmeti i deklaroi radio “Evropa e Lirë” se arrestimi i Sadulla Durakut, luftëtar i UÇK-së së dikurëshme dhe zyrtar i lartë i partisë Bashkimi Demokartik për Integrim, është shkelje dhe mosrespektim i Ligjit të Amnestisë për të gjithë personat e ndërlikuar në konfliktin e vitit të kaluar.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendëshme, Vojisllav Zafirovski tha se Sadulla Duraku “akuzohet për tradhëti, atakim të integritetit territorial të Maqedonisë dhe krime lufte kundër civilëve”, duke iu refereuar periudhës së konfliktit të vjetëm.
Presidenti Boris Trajkovski tuboi zyrtarët e policisë, gjyqësisë dhe të BDI-së, që të marrë një pasqyrë të qartë për aspektet legale të këtij arrestimi.
XS
SM
MD
LG