Ndërlidhjet

JERUSALEM


Shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana u takua gjatë ditës me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë në kuadrin e përpjekjeve për ndalimin e dhunës në Lindje të Afërt dhe rifillimin e bisedimeve paqësore.
Solana bisedoi me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benyamin Ben Elizer, këshilltarin palestinez për sigurinë, Mohammad Dahlan, kurse nesër takon Yasser Arafatin që të diskutojë “hapat që ka ndërmarrë Izraeli për shkatërrrimin e procesit të paqës”, siç tha Dahlan.
Ben Elizer i tha Solanës se “është humbje kohe” të keshë bisedime me Arafatin.
Ndërkohë dy palestinezë janë vrarë në incidente të veçanta në Bregun perëndimor.
XS
SM
MD
LG